Erdogan ka ngritur një padi kundër revistës franceze “Le Point”, e cila në kopertinën e numrit të fundit e përshkruan presidentin turk si një “vrasës” të kurdëve sirianë.
Agjencia e Lajmeve Anadolu njoftoi se avokati i Erdoganit ka paraqitur një padi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë për “fyerje të kreut të shtetit”. Procedimi gjyqësor, me akuzën e cënimit të “dinjitetit të presidentit turk, referon gazetaren Etienne Zernel, si dhe kreun e seksionit “ndërkombëtar” të revistës në fjalë, Romain Gibber.
Kopertina e “Le Point”,, në të cilën Erdogan akuzohet për “spastrim kombëtar” kundër kurdëve sirianë në vazhdën e sulmit që nisur në Siri, ka ngjallur zemërim në radhët e qeverisë turke. Zëdhënësi i Presidentit turk Ibrahim Kalin reagoi në Tëitter kundër “Francës, e cila sipas tij kolonizoi shumë vende afrikane, duke vrarë mijëra njerëz dhe tregtuar skllevër”. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që gazeta franceze ka filluar një sulm të frontal ndaj Rexhep Tajip Erdogan. Ishte maji i vitit 2018 kur “Le Point”, e quajti presidentin turk një “diktator”.
Asokohe revista madje denoncoi një fushatë kërcënimesh, kërcënimesh dhe fyerjesh në mediat sociale, por edhe në rrugë, ku grupe të mbështetësve të Erdogan kërcënuan shitësit e gazetave duke i detyruar të largonin posterat e revistës nga vitrinat e tyre. Presidenti turk nuk është i vetmi që ka ngritur padi ndaj mediave ndërkombëtare. Një të tillë e ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë ndaj gazetës Bild pas publikimit të përgjimeve për zgjedhjet në Dibër.