Ishte përfolur prej kohësh që këngëtarja e famshme shqiptare do të bëhej pjesë e filmit të famshëm James Bond. Bëhet fjala për shqiptaren e famshme Dua Lipa, e cila mësohet se do të regjistroj kolonën zanore të filmit të Daniel Craig.

Gjatë një konference për mediat e huaja, u bë e ditur zyrtarisht fakti se Lipa do të regjistrojë kolonën zanore të filmit më të ri të James Bond dhe klipi do të filmohet në Matera të Italisë në gusht të kësaj vere.

Kujtojmë se kolonat zanore të filmit të njohur janë realizuar ndër vite nga këngëtarët më të famshëm në botë, si nga Adele, Jack White dhe Chris Cornell.

Ndërsa Sam Smith ishte i përzgjedhuri për filmin e fundit Bond, “Spectre”, në vitin 2015, kënga e tij “Writing’s On The Wall” fitoi edhe çmimin “Oscar” në kategorinë “Këngën më të Mirë Origjinale”.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress