“Unë i përgëzoj ngrohtësisht Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA, BE dhe SHBA janë miq dhe aleatë, qytetarët tanë ndajnë lidhjet më të thella. Mezi pres të punoj me Presidentin e zgjedhur Biden”. Me këtë mesazh presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen, ka përgëzuar presidentin e ri amerikan.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron, uroi Joe Biden për zgjedhjen e tij si president i Shteteve të Bashkuara, përcjell MekuliPress.com. “Le të punojmë së bashku”, shkroi ai në një Tuiter. Edhe Angela Merkel uroi Joe Biden dhe Kamala Harris.

“Unë jam e kënaqur me bashkëpunimin e ardhshëm me Presidentin Biden – thotë Merkel. – Miqësia jonë transatlantike është e pazëvendësueshme nëse duam të kapërcejmë sfidat e mëdha të kësaj kohe”.

“SHBA është aleati ynë më i rëndësishëm dhe unë pres që të punojmë ngushtë së bashku në përparësitë tona të përbashkëta nga ndryshimi i klimës te tregtia dhe siguria”, shkroi kryeministri britanik, Boris Johnson, në Tuiter.