Evertoni do të jetë nikoqir i Arsenalit në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.

Everton është bërë me trajner të ri pasi skuadrën e ka marrë sot Carlo Ancelotti, por edhe në këtë takim ekipi do të udhëhiqet nga Duncan Ferguson.

Në anën tjetër ndryshime në shtabin teknik ka bërë edhe Arsenali ku tani e tutje do të drejtohet nga Mikael Arteta.

Everton në këtë takim vije pas barazimit 1-1 në udhëtim te Manchester United javën e kaluar.

Në anën tjetër Arsenali ka pësuar humbje xhiron e fundit 0-3 nga kampionët në fuqi Manchester City.

Tanimë dy trajnerët kanë publikuar edhe 11shet startuese për këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Everton: Pickford, Sidibe, Holgate, Mina, Digne, Delph, Davies, Iwobi, Sigurdsson, Richarlisson, Carlvert-Lewin.


Arsenal: Leno, Maitland-Niles, Chambers, David Luiz, Saka, Xhaka, Torreira, Nelson, Smith Rowe, Martinelli, Aubameyang.