Pavarësisht kësaj panorame pozitive, Facebook shprehu shqetësimin për rënien e të ardhurave nga reklamimi. Rrjeti social tha se si të gjithë bizneset e tjera, edhe ai i Facebook është goditur nga pandemia e Covid-19.
Pandemia e koronavirusit i ka shërbyer mjaft mirë statistikave të Facebook dhe si rezultat edhe biznesit të reklamimit.
Kompania raportoi një rritje në përdorues aktivë në ditë nga 1.66 miliardë në tre mujorin e fundit të 2019-ës në 1.77 miliardë në tre mujorin e parë të 2020.
Në mesin e të gjitha aplikacioneve Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp së bashku kishin mesatarisht 2.36 miliardë përdorues në ditë dhe 3 miliardë përdorues në muaj.
Pavarësisht kësaj panorame pozitive, Facebook shprehu shqetësimin për rënien e të ardhurave nga reklamimi. Rrjeti social tha se si të gjithë bizneset e tjera, edhe ai i Facebook është goditur nga pandemia e Covid-19.
Shifrat tregojnë tjetër situatë. Të ardhurat e Facebook u rritën me 18% në tre mujorin e parë të 2020-ës krahasuar me fundvitin 2019 në 17.7 miliardë dollarë.
Së fundi rrjeti social tha se nuk ka për qëllim të reduktojë investime në platformë pavarësisht skepticizmit financiar të krijuar nga pandemia.