Fotografi i njohur Fadil Berisha ka hapur arkivin e tij të fotografive, duke publikuar imazhe të rralla që kishte realizuar shumë vite më parë.

Një të tillë ai e ka sjellë së fundmi, dhe bëhet fjalë për kohën kur Kosova sapo ishte çliruar pas përfundimit të luftës.

Dy modelet në atë kohë Edona Sllamniku dhe Drenusha Latifi (tani edhe këngëtares), kishin pozuar me flamurin kombëtar pranë forcave të armatosura të KFOR-it.

“Menjëherë pas luftës, kërkimi im i parë i modeleve në Kosovë me Fokus TV në Gjermani, dy modelet u përzgjodhën të jenë Drenusha Latifi dhe Edona Sllamniku”, ka shkruar Fadil Berisha në Instagram./ telegrafi/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress