Avokati Tom Gashi ka thënë se i ndjeri Astrit Dehari, në ditën kritike, sipas të gjitha rrethanave, është goditur në ballë me boks të hekurit.

Ai ka theksuar se para katër muajsh i është drejtuar me shkrim prokurorit të rastit, Afrim Shefkiut, mirëpo, sipas tij, deri më tash nuk ka marrë përgjigje.
Prokurorit të rastit Afrim Shefkiu me shkrim, që katër muaj, i kërkuam që të iniciojë hetim penal dhe të identifikojë se kush i manipuloi provat e dërguara në Zvicër, prokurori nuk përgjigjet fare. Prokurorit të rastit i janë bërë dhjetëra kërkesa, në të cilat ai nuk është përgjigjur asnjëherë dhe njëra prej tyre është që të kërkojë sqarime nga ekspertët e mjekësisë ligjore në Prishtinë lidhur me plagët e shkaktuara te Astrit Dehari në ballë e që janë në forma sferike të rrumbullakëta dhe që kanë largësi e diametër të njëjtë dhe, sipas të gjitha rrethanave, janë shkaktuar me goditje me boks të hekurit”, shkroi Tomë Gashi në Facebook.

Gashi ka bërë të ditur se për të gjitha këto, nesër në orën 12:00, do të mbajë konferencë për media në zyrën e tij në Prishtinë.

Postimi i plotë i avokatit Gashi:

Neglizhenca po na vret!

Neser behen 5 vite 9 muaj e 7 dite nga vrasja e Aktivistit te Levizjes Vetvendosje Astrit Dehari.

Ekspertiza e Institutit Zviceran te mjeksis ligjore e vitit 2019 e verteton Vrasjen duke konstatuar se me menyre shkencore eshte eleminuar edhe teoria e vetevrasjes dhe u vertetua prania e ADN-se te personave te 3te…

Ekspertiza shtese e te njejtit Institut Zviceran e Muajit Prill 2022, perveq se konfirmoj ekspertizen e vitit 2019 konstatoj se provat qe jane derguar nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ne kete Institut kan qene krejtesisht te demtuara-manipuluara dhe pergjithesisht te paperdorshme.

Prokuroria ne vend qe te filloj hetimet penale kunder atyre qe manipuluan provat zgjodhi nje rrug tjeter te manipulimit te opinionit publik duke e publikuar konstatime te ekspertizes shtese,nje her me vetem dy pika te konkluzionit te ekspertizes shtese dhe pas reagimit te Ministers se Drejtesis znj.Albulena Haxhiu si per inat 3 dite me vone publikuan ekspertizen me te gjitha gjetjet prap me qellim te manipulimit te opinionit.

Prokurorit te rastit z.Afrim Shefkiu me shkrim qe 4 muaj i kerkuam qe te inicoj hetim penal dhe te indentifikoj se kush i manipuloj provat e derguara ne zvicerr, Prokurori nuk pergjigjet fare. Prokurorit te Rastit i jane bere dhjetera kerkesa ne te cilat ai nuk eshte pergjigjur asnjehere dhe njera prej tyre eshte qe te kerkoj sqarime nga ekspertet e mjekesis ligjore ne Prishtine lidhur me plaget e shkaktuara tek Astrit Dehari ne ballë e qe jane ne forma sferike-rrumbullaketa dhe qe kan largesi e diameter te njejte dhe sipas te gjitha rrethanave jane shkaktuar me goditje me boks te hekurit.

Prokurori zgjodhi rrugen e Heshtjes dhe per kete arsyje Prinderit e Astrit Deharit kane kerkuar perjashtimin e Prokurorit Afrim Shefkiu nga Hetimi i Vrasjes se djalit te tyre Astrit Dehari.

Per te gjitha keto NESER ne ora 12:00 do te mbajme Konferenc per media ne zyren time ne Prishtinë!

Lokacioni: Rr.Rexhep Luci 1/1, kati i pare mbi kino abc.