Një familje katëranëtarëshe nga Durrësi s’e ka pranuar askush në Prishtinë.
Kryefamiljarja Nagjinushe Zyla po kërkon strehim. Po thotë se për në Kosovë u nisën me idenë se do të gjenin një vend për të jetuar përkohësisht. Mirëpo, përkatësia etnike duket se u bë problem pse askush s’i mori në Prishtinë. Familja rome nga Durrësi ende po shpreson se dikush do t’ua çelë shtëpinë për banim.