Andris Lleskai
Fantazma 11-vjeçare e Prishtinës
Ty të paska mallkuar zoti moj bijë,
t’paska lënë në dorën e djajve,
11-vjeçare, ende një fëmijë,
shqyhesh sqimës së çakajve.
Ty të paska mallkuar jeta moj motër,
moj shqiptare dardane e Prishtinës,
në zakonet arbnore je foshnjëz e vogël,
robinë e grua për arabët e Medinës.
Kanuni shqiptar veprat e turpshme
me një plumb të vetëm krahërorit,
një plumb atyre 5 përdhunuesve
e po atë plumb për 6 të qershorit!
Mallkuar qoftë ajo dorë që celularin
me festim ta bëri dhuratë fatale,
mallkuar gjithë pedofilët që dalin
si njohje të reja në rrjetet sociale.
O engjëll, ti s’e di pse manjaku zgjedh
një fëmijë të pambrojtur, pre të dobtë:
se vetëm me atë ai mashkull i tredh’
mund të ndihet në seks disi i fortë,
para femrave të rritura lëngojnë si gore,
ata karakaraktere, ata trukarakurva,
të kurthëzuan mashtrimesh djallëzore,
ata eunukë që s’dinë të qinë si burra;
ata që çdo femër din ti çburrëzojë!…
Për minutazhin e sekondave, tik-taket,
për kalamanllëkun e squllët në lojë,
për frymën që firon sa hequr qorapet.
I ke duke u masturbuar ndër porno,
gratë u shkërdhehen nga komshinjtë,
trupi i tyre makineri e ndryshkur torno,
pedofili ngadhënjen veç mbi çiliminjtë.
Qënkërke mallkuar moj e padjallëzuar
që në duart e një të tilli të bije moj bijë,
të bije viktimë e tij, më pas trafikuar,
dosja për muaj të heshtej në Prokurori.
Ti, pasojë e mosveprimit të institucionit,
ku ishte hetues, psikolog, ai mbikçyrës?!
Për mbrojtjen e qënieve të prostitucionit
pse heshtën arrestet, firmat, vulat e zyrës?!…
Me ty të gjithë u treguan shpirtkazmë,
organet shtetërore, shoqëria, familja,
të braktisën si të ishe një fantazmë,
në vend të mbrojtjes tu dha shpërfillja.
Ecejaket e tua o Fantazma e Prishtinës
s’ngjasonin më me hapa nga vogëlushë,
institucionet, meshkujt, të shihnin tinëz,
fundërrina me bole, por me bibilushë.
Ëndrra e tua si të gjithë vajzave të vogla
për tu bërë balerinë, kërcyer si drenushë,
do përçudnoheshin në parkun me lodra,
do shkatërroheshin nga dy përdhunues.
E tre të tjerë diku tej varreve, varrezave,
në atë shtatë orëshin e makthit e tmerrit,
zoti ta paska nxirë fatin prej krejt të zezave
që për së gjalli ti jetosh rrathët e ferrit!…
3 përdhunime në 3 muaj nga 3 grupe
të ndryshme!…
Një fëmijë 11-vjeçar 11 agresorë mbi supe,
s’ka në botë diçka më të mynxyrshme!
Le të japë dorëheqjen Drejtori i Policisë,
Drejtori i Qendrës Korrektuese, por jo,
nuk mund të ndalet mllefi i shoqërisë
ndaj kujtdo që fëmijërinë përdhunon!
Këshillë për prindërit se çfarë duhet blerë:
Jo celular fëmijës, por thikë xhepit të çantës,
që pedofilëve në qafë tua rrasë e përdredhë,
ti qojë në ferr laturisur gjakosur prej ekstazës.
Andris Lleskai
7or22
*Eunuk – Mashkull i tredhur që ruante gratë e haremit sulltanor.