Pak a shumë të gjithë artistët dhe jo vetëm, janë të kapur përdhunshëm nga një egoizëm i pashërueshme dhe këtë ata e shprehin kryesisht nëpërmjet asaj që krijojnë dhe impaktit në publik.
Në një cak të udhëtimit të tyre ata e kuptojnë se gjithçka që bëjnë, e bëjnë për kënaqësinë e tyre dhe vetëm për të. Një ndër më tipikët e muzikës klasike është gjermani, Felix Mendelssohn. Burimi i fuqisë krijuese ishte vetë ai zjarr i egos së tij të pashërueshme, zjarr i cili e dogji, por ai do të ringrihej si një Feniks nga hiri i tij.
Mendelssohn gjatë gjithë jetës, krijoi dhe interpretoi vetëm për kënaqësinë e tij, vetëm nga zemra e tij, dhe kurrë për hir të kënaqësisë së publikut ose kritikëve. Shijet e tij muzikore në thelb ishin konservatore, kundrarrymë dhe kundërkohë, tipizim që bëri atë të largohej nga bashkëkohësit muzikorë më famshmë, si Franz Liszt, Richard Wagner, Charles-Valentin Alkan dhe Hector Berlioz. Konservatori i Leipzig, të cilën ai e themeloi, u bë një bastion i këtij këndvështrimi antidikal (kundërmashtrues).
Pas një periudhe të gjatë denigrimi për shkak të ndryshimit të shijeve muzikore dhe antisemitizmit, në fund të shekullit XIX dhe fillimit të shekujve XX, origjinaliteti i tij krijues është rivlerësuar. Ai tani konsiderohet ndër kompozitorët më të njohur të epokës Romantike.
Kompozitori, pianisti dhe dirigjenti gjerman Felix Mendelssohn u lind më 3 shkurt 1809 në një familje hebreje. Vdiq i ri më 4 nëntor 1847 i përndjekur nga shëndeti i keq. Koncertin e tij të parë publik ai e realizoi kur ishte vetëm 9 vjeç.
Pas njohjes së virtuozitetit të tij në moshën 12-vjeçare, Gëte e krahasoi atë me Mozart duke cituar: “Ajo që mund të bëjë ky njeri i vogël në ekzekutim dhe lojën interpretuese, mrekullisë i vë të tjera caqe, dhe unë nuk mund ta besoja se ishte e mundur që kjo të ndodhte nga një djalosh në një moshë kaq të re.” Kur ishte 20 vjeç, Mendelssohn organizoi dhe performoi një pjesë të harruar të Johann Bach, dorëshkrimi i të cilit, gjyshja e tij ia kishte dhënë katër vite më parë. Performanca ishte një sukses befasues, u bë i dobishëm në ringjalljen e muzikës së Bach në të gjithë Evropën, dhe katalizoi karrierën e Mendelssohn dhe udhëtimet e tij të shumta nëpër kontinent.
Ai dha gjithashtu një kontribut të vlertë si dirigjent i periudhës së hershme Romantike. Kompozimet e Mendelssohn përfshijnë simfoni, koncerto, muzikë piano dhe muzikë dhome. Punimet e tij më të njohura përfshijnë muzikën e tij të ndryshtë dhe të rastësishme ku citohen, “Simfoninë italiane”, “Simfoninë skoceze”, “Oratorio Elijah”, “Përmbysja e Hebrides”.
Melodia për karolinën e Krishtlindjes “Hark! Herald Angels Sing” është gjithashtu vepër e tij. Këngët pa fjalë të Mendelssohn janë kompozimet më të famshme solo në piano.
Mendelssohn përgjatë gjithë jetës së tij vuajti nga shëndeti i dobët. Në vitet e fundit të jetës, ndoshta i rënduar nga problemet nervore dhe nga puna e tepërt situata do të agravohej. Një turne i fundit në Angli e dërmoi duke e lënë të lodhur dhe të sëmurë. Vdekja e motrës së tij, Fanny, më 14 maj 1847, e përkeqësoi mëtejshëm gjendjen e tij. Më pak se gjashtë muaj më vonë, më 4 nëntor, në moshën 38-vjeçare, Mendelssohn vdiq në Leipzig. Mendelssohn e kishte përshkruar diku, kohë më parë vdekjen, në një letër drejtuar një të huaji, si një vend “ku shpresohet të ketë akoma muzikë, por nuk ka më pikëllim apo ndarje”.