Prindër të dashur,
Fëmijë të dashur,


Ne, Redaksia e MekuliPress, kërkon falje nga ju! Kërkojmë ndjesë prej juve sepse edhe ne dështuam. Kërkojmë mirëkuptim nga ju, të dashur, sepse nuk mund të ndikonim aq sa duhej, e si duhej, në ndalimin e shkatërimit të ëndërrës e të lumturisë t’uaj.

Ne jemi mërzitë, fort jemi mërzitë për Ty, fëmi. U pikëlluam sepse ishim ne, të rriturit (ama vetëm fizikisht t’rritun) që ju grabitem lumturinë. Fëmijë të dashur, sot, ne, para jush jemi marru: a ka marre ma t’madhe se sa me t’përdorë ty si municion për me arritë qëllimet e flliqta politike!?

Zana, Alban, Mirushe, Dardan, Shqipe, Agron, Lule, Jeta, Kujtim, Djellza, Dafina, Naim, Gazmend, Liburn, e ju 230. 000 fëmijë që ju kemi mbyllë dyert e vockla t’shkollave t’mëdhaja; dëgjoni mirë e mos t’a harroni: Kur t’rriteni, mos na falni, na Gjykoni e na Akuzoni.
Na Akuzoni për papjekunin tonë; na Gjykoni për prapambeturinë tonë. Mos e leni pa na sha, neve t’çoroditunve, për urrejtjen e për shekullin XVII që kemi mbjellë tek Ty.
Po, po flisni keq për ne, biles mos u tutni hiq të na pshtyni e t’na shani, neve “t’rriturit” e t’parritun n’krye.
Sepse në shekullin XVII jemi ne ‘t’rritunit’ ¨qe ju lamë sokaqeve; Si atëherë Millosheviqi! Nuk ka lule për ju sot; si dikur Rankoviqi! Nuk ka as buzëqeshje, as hare, as gëzim, e as mësim në shkollat shqipe të Kosovës; si atëherë në shekullin e pluhërosur të XVII-të.

Të dashur fëmijë e të nderuar prindër,
Ne ju urojmë shëndet dhe lumturi në familjet tuaja dhe tejkalim sa më të lehtë e sa më të shpejt të situatës të pakapshme aktuale, që e bëri prapambeturia e të “rriturve”.

Mekulipress, për sot gjenë rastin, si formë kryengritje e pakënaqësie ndaj veprave të të “rriturve” të përsëritë e të sjellë poetin tonë të madh Esad Mekuli me poezinë “GJYKIMI”:

Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…
Pse-kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja
-pos vorreve dhe padijes;
kush ka faj që aq kohë-errësija dhe vetmija-
si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?!
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve
tanë-breznitë,
dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës
së Re-dhe plot diell e dashni;
do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me
binduni fëmive të vetë
si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja,
fabrika dhe katunde…
si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime-
tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë…
(Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çd! o gja, si me
qenë mjeshtra çollakë,
me pak dije po me shumë e shum vullnet…)