Filmi serb “Šavovi” nga Miroslav Terzic rreth trafikimit të fëmijëve ka fituar çmimin “Europa Cinemas Label” në Berlinale e 69-të, si filmi më i mirë evropian në programin e Panorama, në kuadrin të së cilës ka pasur edhe premierën botërore.
Uliks Fehmiu, i biri i aktorit të njohur Bekim Fehmiut është producent i këtij filmi së bashku me Milene Trobozic Garfield.
Në këtë film luajnë: Snezana Bogdanovic, Marko Baćović, Jovana Stojiljkovic, Vesna Trivalić, Dragan Varagić, Ksenija Marinkovic, Jelena Stupljanin, Peter Benčina, Radoslav Milenkoviç, Rade Markoviq dhe Petar Čemerikić.
Filmi “Šavovi” me skenar të Elma Tataragiç sjellë çështjen e të porsalindurve të cilët janë zhdukur në spitalet e Beogradit. Prindërve ju është thënë se foshnja e porsalindur ju ka vdekur dhe pastaj i njëjti fëmijë është shitur për para. Skenari sjellë historinë ë një nënë e cila besonte se fëmija i saj është rrëmbyer dhe kauzën e saj për të vërtetuar dëshminë e saj dhe rrugën për të gjetur fëmijën e humbur.