Të gjithë duam të jemi të lumtur por shumë pak kanë pjekurinë e nevojshme për të arritur lumturinë dhe të jenë të gatshëm të ndërmarrim 7 hapat. Nëse mendoni se jeni gati, ju ftojmë të reflektoni në këto shtatë hapa të cilat, pa dyshim, mund të ndryshojnë jetën tuaj përgjithmonë.

Kultivoni dashurinë për veten tuaj
Ne nuk jemi as më shumë e as më pak se të tjerët, virtytet dhe defektet tona tregojnë një histori unike të jetës sonë. Ne duhet ta vlerësojmë jetën tonë çdo ditë duke kultivuar dashuri për veten tonë, duke u kujdesur për shëndetin dhe integritetin fizik. Çelësi është të vlerësojmë dhe ta duam veten për atë që jemi.

Veproni
Kjo botë është shumë konkurruese, kur nuk konkurrojmë kundër të tjerëve, ne garojmë kundër vetes duke u munduar të përmirësohemi. Problemi është se shumë herë, kur nuk marrim atë që dëshirojmë, përfundojmë duke u irrituar dhe futur në depresion.

Eshtë më mirë të përqendrohemi në veprimet tona që të jenë në përputhje me fjalët tona. Dhe sigurisht edhe me ato që mendojmë. Nëse besojmë se mund të bëjmë diçka, duhet ta bëjmë, por nëse nuk mund ta bëjmë, duhet ta pranojmë dhe ta lëmë të shkojë pa u ndier fajtorë për asgjë.

Shmangni zilinë
Ne nuk mund të jetojmë duke menduar për rezultatet e të tjerëve, e as nuk mund të dëshirojmë të kemi atë që kanë të tjerët.

E gjithë kjo na çon vetëm në një udhëtim të gjatë hidhërimi që nuk do të na ndihmojë. Gjithmonë kujdesuni për rrugën tuaj.

Harrojeni mërinë
Kur na bëhet padrejtësi, përfundojmë të ndiejmë mëri ndaj kujt e shkaktoi atë. Kjo përfundimisht bëhet zemërim dhe më pas urrejtje. Urrejtja ndot shpirtin tonë dhe na bën të pakënaqur. Mos e humbni kohën tuaj duke vuajtur nga ato që ju kanë bërë të tjerët, mendoni se universi ka logjikën e vet, kështu që do të jetë ai që do të bëjë drejtësi, me kalimin e kohës.

Mos e merrni atë që nuk është e juaja
Kjo vlen jo vetëm për materialen, por edhe për atë shpirtërore. Nëse merrni atë që nuk është e juaja, atëherë do të zhvisheni nga diçka që do të ketë shumë më shumë vlerë sesa ajo që keni marrë.

Eliminoni gjithçka që dëmton jetën tuaj
Me këtë nënkuptojmë njerëz toksikë. Ju duhet të largoni njerëz ose gjëra që ju shkaktojnë dëm në një farë mënyre.

Jini mirënjohës për çdo ditë të jetës suaj
Jeta është shumë e bukur, shumë më tepër sesa mund ta imagjinojmë, prandaj është e rëndësishme ta përmirësojmë. Çdo ditë mos harroni të falënderoni për jetën tuaj, të jeni më bujarë dhe të kultivoni paqen në zemrën tuaj. / meb.al