Janë nënshkruar 21 marrëveshje dhe memorandum që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Marrëveshjet përfshijnë bashkëpunim në fushën e sigurisë, turizmit, tregtisë. Aty janë përfshirë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, energjisë, arsimit dhe dixhitalizimit. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës”.

Nga ana tjetër, Rama tha se vendet e Ballkanit janë shumë të vegjël për t’i qëndruar me kurriz njëra-tjetrës. Ai tha se do të kërkojë nga BE që të na përfshijë gjithnjë e më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar goditjes së madhe të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe inflacionit të luftës.