Fjal të urta në vargje nga Naim Frashëri

Dhe të të falin kamjen e jetën,
mos thuaj kurrë veç të vërtetën.

Gjithë njerëzit i duaj,
mos i pandeh për të huaj.

Mos i bëj njeriu në jetë,
gjë që sdo ta pësosh vetë.

Ai që hiqet i madh dhe mbahet i rëndë,
e ka mëndjen të vogël e të lehtë si pëndë.

Gjuha është thikë e mprehtë,
plagë e saj nuk është e lehtë,
shumë njerëz gjuha mundon,
ca të tjerë i turpëron.

Do të rrosh me nder mbi dhe,
me të liq mos u përzje.

Kur të jesh i zemëruar,
mendja është e turbulluar,
bëj durim sa të kullohet,
se njeriu pastaj pendohet.

Mos e kthe fjalën kurrë,
por qëndro më një si burrë.

Shiko faqebardhë të rrosh,
e përpiqu të bësh mirë,
dhe me ç’do njeri të shkosh,
i padëm edhe i lirë.

Kusaria, ligësia,
dhe sa të këqija janë,
edhe gjithë marrëzia,
padijen mëmë kanë.