Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha pas seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se kishte një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj problemit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se nuk kishte thirrje që vendet ta njohin pavarësinë e Kosovës, gjë që, sipas tij, është e rrallë.

Daçiq tha në një prononcim për Tanjug, pas seancës së Këshillit të Sigurimit të KB-së për situatën në Kosovë, se kishte një ndryshim të dukshëm edhe në mënyrën se si dukeshin seancat disa vjet më parë, dhe si janë tani.