“Le Petit Journal” ka botuar, të hënën e 23 shkurtit 1931, në faqen n°3, fjalët e para të mbretit Zog pas atentatit të Vjenës, të botuara në gazetën austriake “Neue Freie Presse”.

Pas atentatit të Vjenës

“Unë erdha këtu në mënyrë private”, deklaroi mbreti Zog

Vjenë, 23 shkurt — Neue Freie Presse e këtij mëngjesi ka publikuar deklaratat e mëposhtme të mbretit Zog :

 Kam ardhur në Vjenë në mënyrë private dhe për të përfituar nga shkenca dhe aftësia e padiskutueshme e stafit mjekësor të kryeqytetit austriak.

Unë jam thellësisht i zemëruar që gjenden këtu njerëz që, për fat të keq, e quajnë veten shqiptarë, dhe sjellin në tokën austriake, në mënyrën më kriminale, grindjet (mosmarrëveshjet) politike.

Më lejoni, më në fund, të shpreh keqardhjen për vdekjen e mikut tim besnik, komandant Topallajt, i cili ra në krye të detyrës nën plumbat e vrasësve./Aurenc Bebja/ MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”