Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe betimit të deputetëve për legjislaturën e shtatë të Kuvendit, kryetari i ri i sapo zgjedhur, Glauk Konjufca ka folur para deputetëve.
Në fjalën e tij ai është zotuar se Kryesia e re e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat sipas ligjeve
“Faleminderit që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit, faleminderit që na e besuat këtë detyrë të rëndësishme. Ju garantojmë se si kryesi e kuvendit të Kosovës, që do ti kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Pas kësaj ai ka mbyllur punimet e seancës së sotme.
“Me këtë mbyllim punimet e kësaj seance. Mirë u pafshim në seancën e radhës, e cila sapo të caktohet do të njoftoheni me kohë”, u shpreh kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca.