Protestuesit ortodoksë grekë e kanë djegur flamurin turk si shenjë proteste kundër shndërrimit të Hagia Sofias në xhami. Ky akt u krye të premten në Selanik. Diçka që bie në sy është edhe prania e flamurit kuqezi në ballë të protestës.

Protestuesit mbanin në duar flamuj grekë dhe flamuj të ortodoksizmit, duke brohoritur parulla kundër Turqisë para konsullatës së këtij shteti në Selanik, shkruan “Ruptly”, percjell MekuliPress.com

Sidoqoftë, aty vërehet edhe një version i vjetër dhe i modifikuar i flamurit kuqezi, ku mbi shqiponjë ndodhet një kurorë me kryq.

Të premten, kisha Hagia Sofia në Selanik organizoi meshë të veçantë, në të cilën morën pjesë shumë njerëz.