Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes së 6 janari në Shtërpcë. Atje me armë zjarri u plagosën dy persona. Nga ta është edhe një 11-vjeçar.

Pak orë pas kësaj ngjarje është deklaruar nëna e 11-vjeçarit Stefan Stojanoviq. Ajo në një deklaratë të dhënë për një medium serb, ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi ka goditur fëmijën e saj.

“Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmijën tim”, tha Zorica, nëna e djalit të plagosur.

Ajo tha se gjendja shëndetësore e djalit të saj është e mirë.

“Ai është mirë, ai është një hero. Ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht, faleminderit Zotit”, tha tutje ajo.