Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Shqipërisë në këto momente ka shumë automjete.

Sipas pamjeve që i ka postuar në Twitter përdoruesi Andi Kastro, shihet se nga automjetet, shumica janë kamionë me madhësi nga më të ndryshmet, e në të cilët besohet se ka ndihma për të prekurit nga tërmeti i sotëm në Shqipëri.

“Dhimbjet do i përballojmë bashkë Shqipëri”, ka shkruar ai.

Nga pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës janë organizuar gjatë ditës së sotme aksione humanitare në shenjë solidariteti me pjesën tonë të kombit të dëmtuar nga tërmeti në disa qytete të Shqipërisë.

Dhimbjet do i perballojm bashk SHQIPERI ❤

Ne kufi! pic.twitter.com/VALPhtz1gD

— Andi Kastro (@KastroAndi) November 26, 2019