Në Arabinë Saudite, zhvillohen sot konsultimet mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase për paqe në luftën me Rusinë.

Uashingtoni përfaqësohet nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe Ukraina nga shefi i shtabit të Zelensky-t dhe miku i tij, Andriy Yermak, i cili ‘urrehet’ nga Trump për shkak të lidhjes së tij me Hunter Biden.

Volodymyr Zelensky bëri një vizitë në Arabinë Saudite dje për t’u takuar me princin e kurorës, Mohammed bin Salman, përpara negociatave të sotme mes Ukrainës dhe SHBA-së për të krijuar një armëpushim me Rusinë.

Por presidenti ukrainas vendosi të largohej nga qyteti port i Jeddah para se të fillonin diskutimet e sotme, duke zgjedhur në vend të kësaj t’ia linte fatin e kombit të tij një treshe ndihmësish të lartë të udhëhequr nga këshilltari presidencial Andriy Yermak.

Dikur një producent filmi dhe avokat, i cili u njoh për herë të parë me presidentin ukrainas gjatë viteve të tij si komedian, Yermak nuk kishte përvojë diplomatike kur iu ofrua një pozicion i nivelit të ulët në qeverinë e Zelensky në vitin 2019.

Disa vite më vonë, 53-vjeçari shihet gjerësisht si më i besuar i Zelensky dhe i është dhënë fuqia për të negociuar drejtpërdrejt me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, në emër të Kievit.

Në gati gjashtë vitet që Yermak ka qenë i përfshirë në politikën e Ukrainës, ai ka dhënë rezultate të qëndrueshme, veçanërisht pas pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë në 2022.

Ai negocioi me sukses me Rusinë për të siguruar lirinë e të burgosurve ukrainas dhe zhvilloi lidhje të forta me liderët evropianë dhe shefat e mbrojtjes në emër të presidentit.

Gjatë gjithë kohës, ai ka kultivuar një marrëdhënie të ngushtë personale me Zelensky-n, duke çimentuar në mënyrë efektive rolin e tij si një nga figurat më me ndikim të kombit në masën që ai njihet si ‘Shën. Andriy, Apostulli i Parë’ nga mediat ukrainase.

Por analistët kanë frikë se Donald Trump, i cili qartazi nuk ka raporte të mira me Zelenskyn, ka të ngjarë të ketë raport të ngjashëm dhe me Yermak.

Ndihmësi kryesor i Zelensky ishte një figurë qendrore në skandalin Hunter Biden, por nuk iu përgjigj kërkesës së Trump për të gërmuar mbi skandale të familjes së Joe Biden në këmbim të ndihmës ushtarake.

Tani, ndërsa Yermak merr përgjegjësinë për negociatat e armëpushimit, prania e tij në tryezë mund të ndezë tensionet në një moment kritik dhe madje mund të rrezikojë shanset e Kievit për të siguruar një marrëveshje të favorshme paqeje.

By