Ligjvënësit francezë kanë miratuar një ligj që detyron platformat e mediave sociale si Instagram, TikTok dhe Snap që të bllokojnë aksesin në to të minorenëve nën 15 vjeç nëse nuk kanë të paktën autorizim nga prindërit. Në rast të kundërt kompanitë do të gjobiten me 1% të të xhiros vjetore, një masë kjo që synon të kufizojë invadimin e rrjeteve sociale në jetën e gjithkujt. Ligjvënësit kanë autorizuar Arcom dhe CNIL për të proceduar shkelësit e ligjit të ri. I njëjti kufizim vlen edhe për faqet pornografike dhe ai duhet të kalojë për miratim final.

Franca është një vend që e ka ngritur shpesh këtë çështje dhe është përballur në gjyq me kompanitë që adminitrojnë produkte pornografike meqenëse sipas këtyre të fundit ligji i miratuar në vitin 2020 nuk mund të zbatohet teknikisht. Përdoruesit sot e konfirmojnë moshën përmes të dhënave nga kompanitë e telekomunikacionit dhe ofruesit e shërbimit të identiteti digjital.

Ndërhyrja që po synohet ka një bazë juridike.

Në vitin 2021, 63% e fëmijëve nën 13 vjeç kishin një llogari në të paktën një rrjet social. Ky është një dhunim i termave të përgjitshëm të përdorimit sipas të cilave regjistrimi i një llogarie lejohet mbi 13 vjeç, është shprehur Luarent Marcangeli, anëtar i Parlamentit francez me partinë aleate të Macron, Horizons.