Franca ka prezantuar përmes presidentit Emmanuel Macron planet e veta për krijimin e forcës së mbrojtje hapësinore. Macron e përcolli njoftimin me rastin e ditës kombëtar të Bastijës që u celebrua me festime dhe parada ushtarake. 

Doktrina e re hapësinore dhe ushtarake që mu prezantua nga ministria dhe që e kam aprvuar do të na lejojë të sigurojmë mbrojtjen e hapësirës sonë. Ne do të fuqizojmë njohuritë tona për situatën në hapësirë, do të mbrojmë më mirë satelitët tanë, u shpreh presidenti francez. 

Ai ka shtuar se planin parashikon krijimin e nje komande të lartë për hapësirën që në muajin shtator e cila do të mbikëqyrë procesin në fjalë. 
Qeveria franceze njoftoi vitin e kaluar se do të shpenzojë 3.6 miliardë euro për përmirësimin e sistemet satelitore ushtarake pas një përpjekjeje të Rusisë për të gjurmuar komunikimet e realizuara mes tyre.