Eksperti i patologjisë Dr. Besim Latifaj ka treguar përmës një statusi në rrjetet sociale për presionet dhe problemet që kishte hasur në Kosovë në përpilimin e raportit për Astrit Deharin dhe si ai raport përfundoj në koshin e plehrave nga prokurorët kosovar.

Ja edhe postimi i tij i plotë:

Frikesohesha se do te kem fatin e njejte si Astrit Dehari

Prokuroret e hudhen raportin tone ne koshin e mbeturinave

Vdekja e nje te riut dhe koleg i ardhshem i imi me shtyu qe te vij nga Londra qe te jap nje kontribut te vogel per ndriqimin e ketij rasti enigmatik.

Nuk isha atje se kisha afersi me ndonje parti politike, pasi qe nuk me intereson se kush eshte ne pushtet ne Kosove.

Nje tjeter aresye e ardhjes ishte pasi qe nje familjare ime kishte pesuar nje aksident te rende –eshte shypur nga vetura ne vitin 2011 dhe ka mbetur e paralizuar, e njeri nga mjeket ligjore ne Prishtine qe ishte anetar i ekipes qe beri autopsine e AD .

Per me teper ky “profesor” ishte dekan nje kohe ne “ekspertizen” e tij kishte dale me konkluzion se kinse Blerta Halimi mbesa ime kishte lendime te lehta trupore.
Per Naim Halitin paralizimi cenka Lendim i lehte trupor!!!

Kur u thirrem ne sallen e Insitutit te Mjekesise Ligjore ne Prishtine prokurori ne pika te shkurtera dha nje sinteze te deklaratave te deshimtareve ne rastin e vdekjes se AD.

Une insistove qe te merren deklarata me permbajtesore, pasi qe ato qe I lexoi prokurori ishin shume siperfaqesore.

Duke pasur pervoje te madhe ne kryerjen e autopsive ne Angli (ku i kam kryer se paku 8000 raste) per mua ishte fare qarte se ky eshte rast shume i dyshimte.

Kontaktova me D B Ymaj dhe e shkruajtem raportin te cilin Prokuroret e hodhen ne shporten e mbeturinave.

Per me teper ne u kercenuam se do te ndiqemi penalisht.

Per gati 3 vjet une nuk goxoja te vija ne Kosove nga friga se do te burgosem edhe une dhe do ta pesoja njejtin fat si Astriti.

Tre vite te humbura veshire kompenzohen pasi qe njerezit harrojne, dhe hetimet nuk jane efektive…keshtu qe zbardhja e rastit te AD duket te jete shume e veshtire.

Ne u shtantazhuam nga Ministrja Dh Hoxha qe I pat dhene urdher prokurorise qe ne te ndiqemi penalisht gje qe te shtysh te mendosh se edhe ajo ka gisht ne planin per mshefjen e fakteve …

A thua Prokuroria do te ndejke penalisht mjeket zvicerane?

Me vjen keq per mjeket ne Kosove te cilet diteperdite shantazhohen nga Prokuroret…

Besim Latifaj