Fundi i virusit të AIDS ose SIDA-s duket të jetë më afër se kurrë. Hulumtimet evropiane kanë zbuluar se trajtimi i sëmundjes në shumë raste ka parandaluar transmetimin e saj.

Studimi zgjati tetë vjet dhe u realizua në 1000 çifte homoseksualësh që mbanin kontakte seksuale të pambrojtur.  Në këto çifte njëri prej partnerëve që ishte një bartës u trajtua ilaçe për të luftuar virusin dhe në asnjë rast nuk pati transmetim të sëmundjes. Studiuesit argumentojnë se trajtimi antiretroviral i përdorur për të luftuar virusin do të thotë se nuk ai mund të transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual.

“Gjetjet tona tregojnë se përdorimi i terapisë antiretrovirale eliminon rrezikun e transmetimit të HIV në mesin e çifteve homoseksual”-tha Alison Rogers, profesor në College University të Londrës. Në një studim të mëparshëm, i cili shqyrtoi transmetimin e virusit në çiftet heteroseksuale nën të njëjtat kushte,  kishte gjetur se rreziku i transmetimit ishte përsëri zero.

Komuniteti mjekësor ndërkombëtar beson se beteja kundër virusit, i cili që nga viti 1980 e deri më tani është përgjegjës për më shumë se 35 milionë vdekje, është në një pikë kthese. Numri vjetor i viktimave është ulur, ndërsa i pacientëve që marrin trajtim antiretroviral është rritur, por numri i rasteve të reja mbetet i lartë, ku 1.8 milionë njerëz infektohen çdo vit nga virusi.   /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress