Mund ta keni dëgjuar shpesh se edukimi i mirë apo i keq fillon nga familja. Një nga problemet më të mëdha të prindërve është se gjithmonë e më shumë pa e ditur, bëjnë disa gabime,që ndikojnë më vonë në mënyrën se si fëmija komunikon dhe sillet me të tjerët.

Traci Baxley një trajner prindërimi tregon 5 nga sjelljet e gabuara që bëjnë zakonisht prindërit me fëmijët, sjellje që më vonë ju ndikojnë atyre në ndërtimin e karakterit.

Sipas studimeve ndjeshmëria dhe ndjenjat që lidhen me dhembshurinë tek një fëmijë,fillojnë që në moshën 3 vjeçare. Por cilat janë 5 gabimet,të cilat Baxley i përkufizon toksike e që rrisin individë egoistë!?

Së pari,ti thuash një fëmije po për çdo gjë duket të jetë një nga gabimet më të mëdha. Studimet tregojnë se fëmijët që marrin vetëm po si përgjigjje janë më pak të ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Dështimi në krijimin e mundësive mësimore është një tjetër arsye. Që nga komunikimet familjare një fëmijë duhet të mësojë të mendojë për të tjerët.

Ti tregosh fëmijës se çfarë është duke ndodhur në botë dhe ta bësh të ndërgjeshëm të vlerësojë kushtet e tij është një nga format më të mira të edukimit.

Fëmijët mësojnë të jenë mirënjohës kur nuk marrin gjithçka që kërkojnë. Kështu mësojnë njëkohësisht të jenë falënderues.

E si përfundim të mos i lejosh apo angazhosh me punë vullnetare i bashkohet listës së gabimeve toksike që prindërit shpesh bëjnë./CNBC/Përgatiti dhe përktheu Vjola Gremi/