Sipas raportimeve kompanisë i është kërkuar të paguajë 10 milionë dollarë për të rikthyer sistemet online.

Garmin më në fund ka vendosur të japë informacion për ndërprerjen masive që goditi kompaninë mëngjesin e datës 23 Korrik. Kompania ka konfirmuar raportime të hershme se ka qenë viktimë e një sulmi të jashtë kibernetike me ransomware.

Sulmi rrëzoi uebsajtin, mbështetjen e klientit, aplikacionet konsumatore dhe komunikimin e kompanisë. Garmin thotë se nuk ka gjetur prova që informacione personale të konsumatorëve apo informacione pagesash të ruajtura në Garmin Pay të jenë aksesuar.

Ndërsa shërbimet kanë filluar të vinë gradualisht online, Garmin tha se do të duhen ca ditë përpara se çdo gjë ti kthehet normalitetit. Së fundi Garmin tha se funksionalitetet e produkteve të kompanisë nuk janë ndikuar me përjashtim të komponentëve online.

Sipas raportimeve kompanisë i është kërkuar të paguajë 10 milionë dollarë për të rikthyer sistemet online. Ransomware është ai lloj malueri me të cilin hakerët marrin kontrollin e sistemeve të kompanisë duke enkriptuar të dhënat dhe kërkuar para për ti zhbllokuar.