Këshilli i Evropës do ta zgjedhë më 15 nëntor raportuesin për Kosovën, e kandidati kryesor për këtë detyrë është edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, rusi Aleksey Kondratyev.

Kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontingjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001.

Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

Kondratyev kishte dashur në mëngjesin e 4 shatorit të 2001 në Prishtinë ta rrëmben me dhunë një punonjëse në një lokal, por aty nuk u lejua nga sigurimi i lokalit ku edhe u përdorën armët dhe u plagosën rusi dhe sigurimi.

Edhe gazeta gjermane “Bild”, ka shkruar për një skandal në të cilin mund të përfshihet institucioni i Këshillit të Evropës me seli në Strasburg, në rast se zgjedh që për përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi të zgjedh një ish-spiun që i kishte shërbyer Rusisë.

Ky raportues do të ketë detyrë për të informuar Këshillin e Evropës lidhur me zhvillimet demokratike dhe mbi të gjitha për konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kondratiew ka qenë anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndërsa që nga qershori 2019 është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë.