Gazeta bulevardeske Kurir ka publikuar dokumentin e nënshkruar nga ish-presidenti serb Koshtunica që i ka mundësuar lirimin nga burgu serb Kurtit dhe qindra të burgosurve tjerë shqiptar. Kurir akuzon Koshtunicën për lirimin e liderit të Vetëvendosjes që ishte dënuar për terrorizëm dhe copëtim të Kosovës. Vlen të theksohet që prej 6 tetorit mediat e kontrolluara nga qeveria serbe kanë filluar një fushatë të egër shpifjeve ndaj fituesit të zgjedhjeve në Kosovë. Albin Kurti kishte fituar lirinë në vitin 2001 falë marrëveshjes që shteti serb kishte arritur me amerikanët, duke marrë në këmbim plot 150 milionë dollarë.