Gjatë tërmetit që ka tronditur vendin, stafi i Report Tv ka nxituar të largohet me shpejtësi jashtë ambienteve të saj. Një pjesë e tyre ka telefonuar familjarët. Pasi ka përfunduar kjo lëkundje stafi është kthyer sërish për të raportuar lajmin e fundit, ndërkohë që në momentet e transmetimit Live është ndjerë edhe lëkundja e dytë.