Gazetari i pushteteve, Blendi Fevziu, e vuri dje në pozitë të vështirë Presidentin Ilir Meta teksa e pyeti sesa është pasuria e tij. Por gazetari milioner Blendi kishte “harruar” t’i tregonte publikut së pari për pasurinë e vet, se si e bëri gjithë atë pasuri dhe sa ishte pasuria e tij si gazetar i një shtetit më të varfër në rajon, vë re e pavarura MekuliPress.com

Meta e ka konsideruar absurde pyetjen nëse ka përfituar ekonomikisht nga postet që ka mbajtur, teksa ka shtuar se vendimet e tij në funksionet publike që ka patur janë transparente dhe të verifikueshme.

Meta ka vijuar më tej duke thënë se marrëdhënien me paranë e ka të largët, dhe kurrë në shtëpi nuk është marrë me menaxhimin e tyre.

Pyetje: Çfarë raporti keni me paratë?

Presidenti Meta: Është një raport tepër i largët, për arsye sepse unë asnjëherë në shtëpi nuk kam bërë pazare dhe nuk para merrem me menaxhimin.

Pyetje: Nuk flas për lekët e xhepit, po flas për pasurinë në përgjithësi.

Presidenti Meta: Në përgjithësi dhe tërësi, unë jam një njeri që ky mund të jetë interesi i fundit, për atë detyrim që njeriu ka ndaj familjes.

Pyetje: A keni përfituar po e quaj ekonomikisht dhe financiarisht nga postet që keni pasur?

Presidenti Meta: Është pyetja më absurde që mund të bëhet në rastin tim. Për arsye se, të gjitha aktet dhe vendimet e mia kanë qenë publike, lehtësisht të kontrollueshme dhe verifikueshme.

Pyetje: Padyshim komente ka sa të duash.

Presidenti Meta: Nuk shqetësohem fare për komentet.