Gazetari Visar Duriqi, në T7, ka thënë se përmes ndërtimit të xhamisë po tentohet që Kosova të ripushtohet kulturalisht.

Fillimisht Duriqi tha se nuk është kundër ndërtimit të xhamisë, por kundër formës së ndërtimit të saj.

“Unë nuk jam kundër xhamisë me t’u ndërtuar, jam kundër formës së xhamisë se si është ndërtu”, ka thënë Duriqi.

“Fillimisht kjo xhami nuk është xhami për falje por deklaratë politike e Erdoganit”.

“Nëse kjo xhami ndërtohet me fonde nga Turqia, është tentativë të na ripushtojë kulturalisht. Pra, ideja e Perandorisë Osmane ekziston ende”, është shprehur Duriqi.

Tutje, Duriqi tha se nëse presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, mbijeton në politikë, pret që të marrë pjesë në përurimin e xhamisë në Prishtinë.

“Madje nëse Erdogan do të jetë ende në pushtet, pra të shpëtojë nga ndodnjë grushtet i radhës, atë do ta kemi këtu në përurimin e xhamisë”, shtoi Duriqi.