Unë kam lindur në një familje të varfër.

Shumicën e kohës nuk kishim ushqim të mjaftueshëm për të mbushur stomakun tonë të uritur.

Kur ishte vakti për të ngrënë, nëna ime shpesh më jepte një pjesë të orizit të saj për ta ngrënë dhe thoshte: “Merre nga ky oriz djalë! Nuk jam e uritur.”

Teksa rritesha, nëna ime e kalonte kohën e saj të lirë në një lumë afër shtëpisë sonë, për të siguruar ushqim pak më shumë për ne.

Shpesh, kur ajo më gatuante supë të shijshme të peshkut, nëna ime do të rrinte pranë meje dhe do të hante peshkun e mbetur midis eshtrave. Përdorja pirunin tim për të kërkuar në tasin e supës copa peshku për t’ia ofruar asaj.

Por ajo gjithmonë refuzoi, duke pretenduar, “Haje peshkun djali im! Nuk më pëlqen peshku.”

Pastaj, kur hyra në shkollë të lartë, për të financuar studimet e mia, nëna ime filloi të bënte dy punë shtesë.

Një natë dimri, ndërsa vetëtinte, u zgjova nga gjumi dhe pashë që nëna ime ishte ende zgjuar dhe po punonte për të mbuluar ngarkesën e saj shtesë.

“Nënë, shko të flesh! Është vonë dhe nesër në mëngjes duhet të shkosh përsëri në punë, ” thashë.

Ajo vetëm buzëqeshi dhe tha: “Fli i dashur, nuk jam e lodhur”.

Pas vdekjes së babait tim, nëna ime e varfër duhej të siguronte për ne si një prind i vetëm.

Situata e familjes sime vazhdoi të përkeqësohej, por ishte bekim për ne që patëm një xhaxhai të mirë që jetonte afër dhe na ndihmonte herë pas here.

Ai e këshilloi nënën time të martohej përsëri, por ajo i tha: “Nuk kam nevojë për dashuri.”

Pasi mbarova shkollën dhe gjeta një punë, më në fund ishte koha që nëna ime të tërhiqej.

Kisha një pagë mjaft të mirë dhe doja që ajo të jetonte me mua kështu që ajo do të ishte në gjendje të gëzonte pjesën e mbetur të jetës së saj.

Por ajo refuzoi: “Kam para të mjaftueshme. Nuk jam mësuar me atë lloj jetese.”

Në moshën e saj të vjetër, asaj iu zhvillua kanceri i stomakut dhe duhej të shtrohej në spital.

Ajo duket kaq e plakur dhe e lodhur në atë shtrat spitalor.

Duke parë kështu të mpakur dhe të dobët, ishte e qartë se sëmundja e kishte shkatërruar trupin e saj.

Por nëna ime, me atë pak forcë që i kish mbetur, tha:”Mos qaj i dashur im. Unë nuk kam ndonjë dhimbje.”

Pasi më tregoi këtë gënjeshtër të fundit, nëna ime e dashur mbylli sytë, këtë herë përgjithmonë …

Nënat tona janë një bekim këtu në tokë. Ata të cilët janë me fat që ende i kanë nënat e tyre, nuk duhet të humbin asnjë mundësi për t’i falënderuar për dashurinë e tyre, për t’i vlerësuar ato për çdo sakrificë dhe t’i ndihmojmë me çdo vështirësi. Kurrë nuk e dimë kur mund të jetë shansi ynë i fundit.