Gënjeshtra e madhe: propaganda naziste

Në kohën kur nazizmi e “pushtoi” Gjermaninë, gjatë viteve 1930, antisemitizmi në atë vend ishte bërë gjë e rëndomtë. Popullata hebreje kaloi nëpër paragjykime të ndryshme e të gjata historike dhe ndjekje.

Edhe pse nazistët përsëri e kanë shfrytëzuar gënjeshtrën e vjetër qindravjeçare, kësaj radhe ajo gënjeshtër e ka pas efektin e vet më të madh dhe më tragjik. Si kurrë më parë, antisemitizmi është identifikuar dhe është njohur në politikën kombëtare të njohur si “Zgjidhje përfundimtare” që është kërkuar që të gjithë hebrenjtë të fshihen nga faqja e dheut. Për të arritur këtë, Adolf Hitleri dhe ministri i tij i propagandës Joseph Goebbels, nisën fushatën e tyre të madhe për të bindur qytetarët e Gjermanisë se hebrenjtë janë armiqtë e tyre.

Ata i fajësuan hebrenjtë për të gjitha problemet gjermane, përfshirë edhe disfatën nga Lufta e Parë Botërore. Duke përdorur hebrenjtë si “qengjat e sakrificës dhe flijimit” (kurban), Hitleri dhe bashkëpunëtorët e tij shpikën e sajuan gënjeshtrën e madhe, ashtu si e kanë quajtur edhe vetë ata.

Fjala është për teorinë sipas të cilës njerëzit do të besojnë në secilën gënjeshtër pavarësisht e madhe është, nëse ajo u përsëritet në mënyrë të pandërprerë. “Të gjithë ofrojnë gënjeshtra të vogla, por rrallë ndokush ka guxim ta thotë gënjeshtrën gjigante. Pikërisht për atë se gënjeshtra është aq e madhe dhe e pazakontë, njerëzit do ta përhapin”, ka qenë sqarimi personal i Hitlerit.