Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, po zhvillon takime të nivelit të lartë në Mynih të Gjermanisë.

Në Konferencën e Sigurisë, ai pati rast të takohet edhe me Fiona Hill, asistenten Speciale të Presidentit amerikan, Donald Trump, e cila njëkohësisht ushtron funksionin e drejtoreshës së Lartë për Çështjet Evropiane dhe Ruse për stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Cakaj në Gjermani pati edhe takime të shumta me zyrtarë të lartë.