E pavarura MekuliPress ju sjell 9 thënie nga Nicolas Chamfort.
Fati, për të arritur te unë, kalon brenda kushteve që krijon karakteri im.
Kush nuk ka karakter, nuk është njeri, është një send.
Dita e çuar dëm është ajo e kaluar pa qeshur.
Gëzimet tona ikin, por ato që kemi dhuruar mbesin.
Shpeshherë lirohet zjarrvënësi e dënohet lajmdhënësi.
Asgjë nuk mësohet më shpejt se veset e këqija.
Nuk mund të imagjinosh sesa kujdes nevojitet për të mos qenë kurrë qesharak.
Kushdo që shkatërron një paragjykim, është bamirës i njerëzimit.
Gjëja më e zgjuar e thënë mbi beqarinë apo mbi martesën ka qenë kjo: çfarëdo që të bësh, do të pendohesh.