Kandili i detit austrialian është një ndër gjallesat më helmuese në botë. Mund të ketë 60 tentakula, 3 metra të gjata, të mbuluara në miliona grepa mikroskopike vdekjeprurëse.

Shkencëtarë në Universitetin e Sydney-it kanë zbuluar një kundërhelm pas një studimi ta kryer për të zbuluar se si helmi qarkullon në trupin e njeriut.

Djegiet që shkaktohen janë tepër të dhimbshme dhe mjaftueshëm helm ka çuar viktima në arrest kardiak pak minuta pas sulmit nga gjallesa vdekjeprurëse.

Tashmë, kundërhelmi mund të bllokojë simptomat e djegies nga tentakulat e kandilit të detit, nëse kapen në kohë, brenda 15 minutave pas sulmit.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress