Gjendja e arsimit në Kosovë sipas statistikave të vitit 1931: Mbi 80% -90% të pashkolluar apo analfabetë.
Pas Luftës së Parë Botërore, Kosova, siç e kemi theksuar dhe në disa raste të tjera, u ripushtua nga Mbretëria e Serbisë, e më pas si pjesë e saj u përfshi në Mbretërinë e quajtur Serbo-Kroato-Sllovene.
Mbretëria në fjalë, e quajtur më vonë Mbretëria e Jugosllavisë ose “varri i popujve” (1929), për të ndryshuar strukturën etniko-demografike por edhe ekonomike, arsimore, kulturore bëri në çdo cep të saj reforma agrare, reforma që duke likuiduar prona të mëdha kishin shkatërruar çdo pore të jetës sidomos të popullatës shqiptare, maqedonase dhe boshnjake.
Burimet historike të kohës dëshmojnë se nga reforma agrare nuk përfituan jo vetëm popullsia shqiptare, por edhe popullsitë e tjera, përveç serbëve e deri diku edhe malazezëve. Aq më tepër kur dihet se serbët kishin kolonizuar pronat e shqiptarëve. Kolonizimi u shoqërua me një riorganizim sistematik të administratës dhe arsimit, i cili kishte shkaktuar lëvizje të shumta në pjesë të ndryshme të mbretërisë. Lëvizja Kaçake është e njohur në Kosovë.
Kosova në kuptimin administrativ dhe territorial ishte pjesë e popullsisë së Zetës, Vardarit, pjesërisht edhe e popullsisë së Moravës!/Jahja Drancolli/