Gjeneral-lejtënant Christian Juneau, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Shtabi i NATO-s, fton të gjithë në Kosovë të përmbahen nga veprimet provokative, si fjalët, demonstratat e dhuna, ngase siç thotë ai, Kosova është në një udhëkryq.

Ai në një intervistë për KosovaPress, tregon se nuk ekziston ndonjë plan për reduktimin e trupave të KFOR-it që janë në terren ngase kjo bazohet nga kushtet, por nëse është e domosdoshme, thotë se do e rrisin numrin e trupave, që aktualisht nuk ka nevojë.Kanadezi flet për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, ku e përsërit se kjo nuk po ndodh në kohën dhe mënyrën që NATO, e dëshiron dhe se po e rivlerësojnë përkrahjen që i ofrojnë FSK-së.

Zëvendëskomandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli, Shtabi i NATO-së, i cili është përgjegjës për operacionet në Ballkan, teksa flet për KosovaPress, thotë se vendosja e taksës për mallrat që hyjnë nga Serbia nuk ndikon asgjë në prezencën e tyre në Kosovë, por që për anëtarësimin në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, duhet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.Ndërkohë, tregon se FSK-ja nuk mund të zbarkojë në veri të Kosovës, përveç rasteve kur ka pëlqim nga komandanti i KFOR-it dhe se kjo leje nuk ka gjasa të mira që të hiqet.

Juneau thotë se siguria aktuale në Kosovë është stabile, por që kërkon nga të gjithë të përmbahen nga fjalët apo veprimet provokative.
Gjenerali thotë se reduktimi i trupave të KFOR-it në Kosovë bazohet nga kushtet, e që për momentin nuk ekziston ndonjë plan për këtë.Nëse reduktimi ndodh, duhet të diskutohet me Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, në Bruksel dhe atje merret vendimi.Ndërsa thotë se numri i tyre mund të shtohet nëse është e domosdoshme.

Sipas tij, prania aktuale e KFOR-it është e mjaftueshme për t’iu përgjigjur çfarëdo situate që do të kërkonte ndërhyrje nga trupat dhe asetet e KFOR-it.Flet edhe për Kampin Bondsteel.

E për shndërrimin e FSK-së në Ushtri, e thotë atë që e ka thënë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
NATO po e rivlerëson përkrahjen që i ofron FSK-së.

Anëtarësimi i Kosovës në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë NATO, thotë se merr kohë dhe që paraprakisht Kosova duhet të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Viti 2019 është zgjedhur si vit i NATO-s në Kosovë, e gjenerali thotë se nuk ka asnjë arsye që të përkeqësohen raportet Kosovë-NATO, por në veri, FSK-ja nuk mund të zbarkojë.

Gjenerallejtnant Christian Juneau, teksa flet ekskluzivisht për KosovaPress në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, thotë se është shënuar progres dhe kjo kryesisht si rezultat i punës të KFOR-it, i cili ka ofruar nivel të stabilitetit dhe të sigurisë mjedis të sigurt, lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin në Kosovë, pavarësisht kombësisë, komuniteteve apo përkatësie tjetër.

Në Kosovë ai pranon se situata është stabile dhe e sigurt, e që ka ndikim edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor që është një rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian, por edhe NATO-n.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress