Çdo gjeneratë ka karakteristikat e veta që e përfaqësojnë dhe e tillë është edhe ajo e “Mileniumeve”. Një nga rregullat e pashkruara të saj është ajo e refuzimit të telefonatave – në të gjitha mënyrat.

“Mileniumet” janë gjenerata e fundit të cilët mund të kenë në memorien e tyre kohën kur interneti nuk ka ekzistuar, por në të njëjtën kohë kanë ndihmuar që ajo të kthehet edhe në pjesë integrale e jetës së tyre të përditshme. Pra, si një urë lidhëse.

Edhe pse kjo gjeneratë është e vetmja,  e cila kupton se të qënurit i lidhur me njerëzit është një kënaqësi e veçantë, të cilën teknologjia nuk ta afron, përsëri ato kanë një karakteristikë shumë dalluese përsa i përket thirrjeve telefonike.

Ata përpiqen me çdo kusht t’i refuzojnë ato dhe të mos përgjigjen, duke preferuar si zëvendësues email-et, mesazhet dhe rrjetet sociale për të ndërvepruar.

Për disa kjo mund të duket disi e pasjellshme, për të mos thënë egoiste. Gjithsesi, sipas studimeve kjo mënyrë është fantastike për produktivitetin dhe ne të gjithë duhet të mbajmë shënime.

Nëse nuk jeni të bindur, më poshtë keni arsyet pse gjenerata e “Mileniumeve” mendon se teksti i shkruar duhet të jetë baza e komunikimit të përditshëm:

Telefonatat më shumë humbin kohë se sa kursejnë

Një telefonatë 15 minutëshe për të transmetuar dy rreshta me informacion është një humbje kohe. Jo vetëm sepse ka një mënyrë shumë më efiçente për ta bërë, por edhe nga fakti se koha që iu desh të përgatiteshit për të, duke bërë fillimisht bisedë informale, dhe më pas rikthimi në rrjedhën e punës, mund të kthehet në një ‘vrasës’ energjie.

Telefonatat nuk përmirësojnë marrëdhëniet

Nëse mendimi juaj për një telefonatë është se ju dëshironi të dëgjoni zërin e personit tjetër dhe në këtë mënyrë do të krijoni një marrëdhënie më të ngushtë me të, kjo nuk është mënyra.

Telefonatat shumicën e kohës janë të mbushura me biseda të vogla, shpeshherë të panevojshme dhe të sikletshme. Nëse doni të lidheni me personin tjetër ftojeni për një kafe ose një drekë.

Jo vetëm që kjo krijon mundësinë për të ndërvepruar ballë për ballë, por gjithashtu edhe kohë për të planifikuar.

Në axhendën tonë të përditshme, email-et dhe tekstet e shkruara duhet të jenë standarti për të shpërndarë informacionin. Edhe pse mediumet e tjera janë të rëndësishme, duke i dhënë mundësi njerëzve të mendojnë, planifikojnë dhe reagojnë është padyshim më mirë për produktivitetin dhe pasionin, që në të vërtetë të ecni përpara.

Burimi: Forbes