Një debat i ri ka shpërthyer në Gjermani lidhur me sigurinë e rezervave të arit që vendi mban jashtë kufijve. Rreth 37 për qind e arit gjerman, me një vlerë marramendëse prej 113 miliardë eurosh, është i depozituar në New York, në Rezervën Federale të SHBA-së.
Kjo ka ngritur shqetësime mes disa politikanëve gjermanë, të cilët kërkojnë më shumë transparencë dhe kontroll mbi thesarin kombëtar që ndodhet jashtë territorit gjerman. Frika nga pasiguria globale dhe tensionet gjeopolitike kanë shtuar kërkesat për rikthimin e arit në atdhe.
Megjithatë, Presidenti i Bankës Qendrore Gjermane (Bundesbank) i ka hedhur poshtë këto shqetësime. Ai siguron se besimi ndaj Rezervës Federale Amerikane është i plotë, dhe se depozitimi i arit në SHBA është një masë strategjike e qëndrueshme, shkruan MekuliPress, bazuar nga shumë media serioze gjermane.
Ky debat e rikthen vëmendjen te pyetja e vjetër: Sa larg duhet ta mbajë një shtet pasurinë e vet; dhe kujt mund t’i besohet ajo?/MekuliPress/