Në Gjermani është hapur së fundmi një muze që përkujton 14 milionë refugjatët gjermanë që ikën lanë shtëpitë e tyre në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në përurimin e Qendrës për Ikjen, Dëbimin, Pajtimin, hapur më 21 qershor 2021, ka qenë kancelarja Angela Merkel, duke theksuar kështu rëndësinë politike të projektit në fjalë.

Muzeu përfshin materiale video, panele informative duke lidhur me një paralele historike dëbimin e gjermanëve me dëbimin e sirianëve sot. Një seksion u dedikohet krimeve të nazizmit, Holokaustit, rolit të aleatëve përpara sesa vizitori të përqendrohet në fatin e miliona gjermanëve të dëbuar nga Europa Lindore.

Agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Welle vë në dukjet se për hapjen e muzeut u deshën 22 vjet për shkak të një aspekti etik që lidhet me të drejtën morale të Gjermanisë të përkujtojë vuajtjet e gjermanëve në një luftë të gjeneruar prej tyre. Edhe data e përurimit bart një tangente historike, pas më 22 qershor përkujtohet sulmi i Gjermanisë Naziste ndaj Bashkimit Sovjetik, që do të prodhonte luftën më të madhe në historinë e njeriut, me episode të paprecedenta mizorie.

Muzeu në vetvete celebron edhe një moment të rishikimit të historiografisë që për zakon i ndan periudhat në agresorë dhe viktima, kur në të vërtetë lufta si një ngjarje ndër më komplekset, i ka shumë të padallueshëm kufijtë e vet mes këtyre kategorive.