Agron Krasniqi është një afarist nga Kosova i cili jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët në Gjermani.

Gjatë aperos së Hipodrumit të kuajve në Shirokë Suharekë një i ftuar u kishte sjellur një gjel dhuratë.

LEXO EDHE:
Paraburgim ndaj të pandehurit për vrasje në Pejë
Familja Krasniqi e mori gjelin me vehte në Gjermani.

Gjeli këndonte bukur për mrekulli. Ishte i bardhë me flatra që shkëlqenin dhe binte fort në sy , kështu thonë fqinjët që e shihnin në oborrin e tij.

Një ditë njëri nga fqinjët kishte shkuar në shtëpinë e Agron Krasniqit dhe i kishte thënë : “gjeli yt po këndon shumë heret , po më nxjerr gjumin”

Agroni i kishte dhënë këtë përgjigje:

“Ja atje në fund të oborrit janë pulat, shko mësoje gjelin se kur të këndojë sepse un nuk di se si t’ia ndryshojë as orarin e as këngën”

Fqiu gjerman kishte ikur i mllefosur.

Por javën e kaluar Agroni mori një dënim në shumën prej 8.200 eu për gjelin e tij që po u prishte gjumin e banorëve.

Ishte fqinji që kishte mbledhur nënshkrimet nëpër fshat.

Agronit nuk iu dhimbsën 8.200

ai në Ferizaj i humbi 8 milion kur ia ndaluan punën e gazit që kishte filluar me marrveshjen komunale.

Por këtë rast iu dhimbs gjeli i vendlindjes që u desh ta prente.

Në facebookun e tij Agroni kishte shkruar : kush ka ngrënë gjel me çmim prej 8.200 eu, të vijë të flas me mua.