Gjermania ka përkujtuar so 75 vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore, një ngjarje që nuk ka precedent në historinë e qytetërimit njerëzor. Është një nga ato procese historike që kanë përcaktuar rendin botëror për dekada dhe e shndërruan demokratizimin si të vetmen alternativë për të kuruar shoqërinë modern nga dukuri shoqëruese që çojnë drejt vetëasgjësimit. Me këtë rast, presidenti gjerman, Frank – Walter Steinmeier ka bërë thirrje që të mbrohet demokracia.

Gjermania ka një përgjegjësi për kohezionin e Europës, sidomos gjatë krizës së koronavirusit. Duke e kthyer pas kokën, kujtojmë  se ne atëherë u çliruam. Se ne duhet të clirojmë veten…Ne jetojmë në një demokraci të fuqishme dhe solide në vitin e 30-të të Gjermanisë së ribashkuar në zemrën e një Europe paqësore dhe të bashkuar. Po, ne gjermanët mund të themi sot: Dita e Çlirimit është një ditë mirënjohjeje, tha presidenti gjerman duke shtuar se aktualisht demokracia është e sfiduar nga një valë e re nacionalizmi.