Ministri i mbrojtjes shkruan sot lajmin e mirë:

Gjermania vazhdon mbështetjen konkrete për modernizimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Sot së bashku me ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Joern Rohde, nënshkruam marrëveshjet për pranim-dorëzimin e donacionit të fondeve për prokurimin, duke përfshirë pajisje, automjete dhe trajnime të specializuara të fushës së EOD-së dhe HAZMAT-it.
Vlera e donacionit është 1 milion euro.
Falënderim dhe mirënjohje shumë e madhe për Qeverisë gjermane e cila, sikur më parë, vazhdon mbështetjen e madhe në të gjitha aspektet, në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së.
🇩🇪🤝🇽🇰