Veç natyrës, zona e Shpatit është e pasur edhe me objekte të trashëgimisë kulturore, veçmas objekte të kultit të cilat janë ideale për zhvillimin e turizmit fetar.

Kisha e Shën Kollit në Shelcan është e ndërtuar në periudhën e Mesjetës dhe në të gjenden afreske të Onufrit, datojnë në vitin 1554. Disa prej afreskeve i kanë shpëtuar dëmtime dhe aty gjendet figura e Krishtit, e rrethuar nga apostuj.

Kisha e Shën e Premtes në Valësh është një tjetër destinacion. Edhe kjo kishë daton në të njëjtën periudhë dhe afresket janë të realizuara nga Onufri. Pikturat murale në këtë kishë kanë vlera të mëdha dhe ato shoqërohen me shkrime bizantine të asaj kohe.

Në këtë zonë ndodhet edhe varri i Kostandin Shpatarakut (Ogës), piktor ikonash në mbi gjashtë kisha të Shqipërisë së Mesme, nga viti 1736 deri në vitin 1767. /a.a/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress