Gjithçka është gati ose pothuajse gati në Los Angeles për natën e madhe të filmit. Ceremonia për edicionin e 92-të të ”Oskar”, mbrëmjen e së dielës, është vetëm kulminacioni i një seri festimesh dhe ngjarjeve në të cilat marrin pjesë VIP-a dhe të famshëm dhe që e bëjnë qytetin e engjëjve vendin e kultit për momentin.

Filmi më i mirë

Sipas parashikimeve më të besueshme, ‘Viti 1917’ do të jetë fitues i statujës së lakmuar për ‘filmin më të mirë’.

Aktori më i mirë

Duket se Joaquin Phoenix është i destinuar të fitojë Oskar për interpretimin e tij në filmin ‘Joker’.

Aktorja më e mirë

Edhe aktorja më e mirë duket se tashmë është në duart e Renee Zellweger, interpretuesja kryesore e filmit ‘Judy’ me regji nga Rupert Goold.

Nata e Çmimeve të mëdha nuk është vetëm e Oskar-it. Ethet e statuetave tashmë janë të larta sidomos edhe në kuzhinë ku imagjinata dhe krijimtaria shkojnë krah për krah me temën kryesore që mbetet statuja e Oskar. Për 500 të ftuarit është gati një ushtri prej 200 personash në kuzhinë për të përgatitur një menu që është 70% me bazë bimore.