Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu thotë se sot mësimi duhet të fillojë në çdo shkollë, “Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim””.
Sahatçiu shkroi se nevojitet një zgjidhje që fëmijët të mos humbasin për shkak të grevës.
“Nuk ka nevojë e vend për filozofi. Nesër, me 1 shtator, mësimi është dashtë me fillu në çdo shkollë, me çdo kusht. Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim”, shkroi ajo.
“Kush po humb? Fëmijët dhe vetëm fëmijët”, shtoi Sahatçiu.
Nuk ka nevojë e vend për filozofi. Nesër, me 1 shtator, mësimi është dashtë me fillu në çdo shkollë, me çdo kusht. Udhëheqje e shëndoshë është një qe e gjen zgjidhjen, me çdo kusht. Gjithçka tjetër është dështim. Kush po humb? Fëmijët dhe vetëm fëmijët.
— Donjeta Sahatçiu (@DonjetaSahatciu) August 31, 2022