“Gjithë të vërtetat janë të thjeshta për t’u kuptuar kur zbulohen: problemi është të zbulohen”.

“Nuk mund t’i mësosh askujt asgjë: thjesht mund t’i bësh të kuptojnë përgjigjet që janë tashmë brenda tyre”.

“Nuk kam takuar asnjëherë një person aq injorant, sa të mos mësoja diçka prej tij”.

“Ligjet e natyrës janë shkruar nga dora e Zotit në gjuhën e matematikës”.

“Pasioni është gjeneza e gjenialitetit”.

“Ka persona që arsyetojnë tamam, por janë shumë të rrallë dhe zbehen nga ata që arsyetojnë me gabime”.

“Mat çfarë mund të matet, dhe bëj të matshme ato që nuk mund të maten”.

“Filozofia është e shkruar në librin e madh që nuk na gënjen në sy – Bëhet fjalë për universin – por nuk mund ta kuptojmë nëse nuk mësojmë gjuhën dhe simbolet, me të cilat është shkruar”.

“Bibla na tregon mënyrën se si të shkojmë në parajsë, por jo mënyrën se si funksionon parajsa”.

“Dhe më besoni, nëse do t’i nisja nga e para studimet e mia, do të ndiqja këshillën e Platonit dhe do të filloja me matematikën”.